Dronët jemenas godasin hangarët në aeroportin saudit
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit tha se njësitë e ushtrisë dhe luftëtarët aleatë nga Komitetet Popullore kanë nisur një seri sulmesh ajrore kundër hangarëve në aeroportin Xhizan të Arabisë Saudite pranë kufirit me Jemenin, duke përdorur një skuadër të dronëve Qasef-2K.
Duke folur gjatë një konference shtypi në kryeqytetin Sana'a të shtunën, gjeneral brigade Jahja Saree tha se dronët pa pilot goditën me saktësi objektivat e caktuara, duke vënë në dukje se operacioni çoi në ndërprerjen e trafikut ajror në aeroportin saudit. Saree përsëriti se sulmet me dronë të Jemenit janë në përputhje me të drejtën e vetëmbrojtjes dhe një përgjigje e ligjshme ndaj agresionit të vazhdueshëm ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit.