Sytë e Trump kthehen tek paratë e Katarit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89371-sytë_e_trump_kthehen_tek_paratë_e_katarit
Presidenti amerikan i cili për nder të vizitës së emirit të Katarit ka organizuar një darkë për Tamim bin Hamd, ka thënë: Paraja juaj është më e mirë se e jona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 09, 2019 04:33 Europe/Tirane
  • Sytë e Trump kthehen tek paratë e Katarit

Presidenti amerikan i cili për nder të vizitës së emirit të Katarit ka organizuar një darkë për Tamim bin Hamd, ka thënë: Paraja juaj është më e mirë se e jona.

Tamim bin Hamd al Thani, emiri i Katarit ndodhet për një vizitë në Uashington. Presidenti amerikan në këtë darkë, emirin e Katarit e ka quajtur mik të mirë të Amerikës dhe ka falënderuar Katarin që ka lejuar ngritjen e një baze ushtarake amerikane në Katar. Trump duke iu drejtuar me buzëqeshje emirit të Katarit ka thënë: Paraja juaj është më e mirë se e jona”.  Nga ana e tij emiri i Katarit në këtë darkë ka thënë: Trump duhet të jetë i kënaqur që tregtia e Amerikës me Katarin është në interes të Uashingtonit. Më herët presidenti amerikan Donald Trump në takimet që ka pasur me krerët arabë të Gjirit Persik si princin saudit Muhamed bin Selman ka mbajtur të njëjtat qëndrime, gjë e cila ka ngjallur reagime të shumta në mesin e personaliteteve dhe mediave arabe.