Muhamed Ali Al-Huthi: Shtetet agresore të largohen nga Jemeni
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89376-muhamed_ali_al_huthi_shtetet_agresore_të_largohen_nga_jemeni
Kryetari i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit deklaroi se shtetet agresore duhet të largohen nga Jemeni dhe t’i japin fund shfrytëzimit të territorit të Jemenit për të eksperimentuar armët evropiane dhe amerikane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 09, 2019 09:28 Europe/Tirane
  • Muhamed Ali Al-Huthi: Shtetet agresore të largohen nga Jemeni

Kryetari i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit deklaroi se shtetet agresore duhet të largohen nga Jemeni dhe t’i japin fund shfrytëzimit të territorit të Jemenit për të eksperimentuar armët evropiane dhe amerikane.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Ali Al Huthi, kryetari i komitetit të lartë të revolucionit të Jemenit, theksoi se shtetet e koalicionit agresor duhet t’i japin fund bllokadës dhe agresionit kundër Jemenit dhe të largohen tërësisht nga ky vend.

Edhe Dejfullah Al-Shami, ministri për informim i Jemenit, ka thënë: “Vendimi i Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u tërhequr nga Jemeni ka zbuluar haptazi mosmarrëveshjet mes EBA dhe Arabisë Saudite dhe tregon se Arabia Saudite ka dështuar tërësisht në Jemen.

Agjencia e lajmeve AFP duke cituar autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, njoftoi se Abu Dhabi synon të ndryshojë strategjinë e vet ndaj Jemenit nga lufta në paqe.

Pas kësaj edhe gazeta libaneze “Al-Akhbarije” ka shkruar se EBA po bënë përpjekje që t’i thotë botës se ka reduktuar praninë e vetë ushtarake në provincat jugore dhe lindore të Jemenit, mirëpo kjo është në kundërshtim me realiteti.