Ushtria sioniste ka vrarë 16 fëmijë palestinezë gjatë këtij viti
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89404-ushtria_sioniste_ka_vrarë_16_fëmijë_palestinezë_gjatë_këtij_viti
Qendra e të drejtave të njeriut "Mizan" në një raport të saj ka deklaruar se në gjysmën e parë të këtij viti, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë vrarë 16 fëmijë palestinezë në Rripin e Gazës duke i qëlluar ata me plumb.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 10, 2019 08:38 Europe/Tirane
  • Ushtria sioniste ka vrarë 16 fëmijë palestinezë gjatë këtij viti

Qendra e të drejtave të njeriut "Mizan" në një raport të saj ka deklaruar se në gjysmën e parë të këtij viti, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë vrarë 16 fëmijë palestinezë në Rripin e Gazës duke i qëlluar ata me plumb.

Qendra palestineze për informim njoftoi se sipas raportit të qendrës për të drejtat e njeriut "Mizan", në gjashtë muajt e kaluar mbi 1200 fëmijë palestinezë janë plagosur duke u qëlluar me plumb nga forcat ushtarake të regjimit sionist. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu forcat sioniste kanë arrestuar edhe 17 fëmijë palestinezë.

Shkelja e qartë e kontratave ndërkombëtare në lidhje me fëmijët nga ana e regjimit sionist ka shkuar deri në atë masë sa që në gjysmën e parë të këtij viti, forcat ushtarake të regjimit sionist 17 herë kanë bombarduar shkollat dhe qendrat shëndetësore në Rripin e Gazës.