Kthehen fëmijët e pjesëtarëve rus të ISIS nga Iraku në Rusi
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë deklaroi se grupi i tretë i fëmijëve rus të pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS janë kthyer nga Iraku në Siri.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ditën e enjte deklaroi se këta fëmijë në mënyrë të paligjshëm së bashku me nënat e tyre ishin dërguar në Irak.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, deri më tani 90 fëmijë dhe adoleshentë rus janë marrë nga familjet e terroristëve nga Iraku dhe janë kthyer në Rusi.
Grupi i parë i grave dhe fëmijëve, dy vite më parë janë kthyer në Rusi që në mesin e tyre ishin 3 gra dhe tetë fëmijë.
Pas thyerjes së grupit terrorist ISIS dhe arratisjes së pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS nga Mosuli i Irakut dhe nga rajonet e tjera, nënat dhe fëmijët e terroristëve rus, me bashkëpunim të Bagdadit dhe Moskës, janë transferuar në qendra të sigurt dhe për kurimin e traumave të luftës.
Sipas të dhënave të publikuara, rreth 2000 qytetarë rus kanë shkuar në Irak dhe Siri për t’u bashkuar me grupin terrorist ISIS.