Kthehen fëmijët e pjesëtarëve rus të ISIS nga Iraku në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89431-kthehen_fëmijët_e_pjesëtarëve_rus_të_isis_nga_iraku_në_rusi
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë deklaroi se grupi i tretë i fëmijëve rus të pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS janë kthyer nga Iraku në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 11, 2019 12:06 Europe/Tirane
  • Kthehen fëmijët e pjesëtarëve rus të ISIS nga Iraku në Rusi

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë deklaroi se grupi i tretë i fëmijëve rus të pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS janë kthyer nga Iraku në Siri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ditën e enjte deklaroi se këta fëmijë në mënyrë të paligjshëm së bashku me nënat e tyre ishin dërguar në Irak.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, deri më tani 90 fëmijë dhe adoleshentë rus janë marrë nga familjet e terroristëve nga Iraku dhe janë kthyer në Rusi.

Grupi i parë i grave dhe fëmijëve, dy vite më parë janë kthyer në Rusi që në mesin e tyre ishin 3 gra dhe tetë fëmijë.

Pas thyerjes së grupit terrorist ISIS dhe arratisjes së pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS nga Mosuli i Irakut dhe nga rajonet e tjera, nënat dhe fëmijët e terroristëve rus, me bashkëpunim të Bagdadit dhe Moskës, janë transferuar në qendra të sigurt dhe për kurimin e traumave të luftës.

Sipas të dhënave të publikuara, rreth 2000 qytetarë rus kanë shkuar në Irak dhe Siri për t’u bashkuar me grupin terrorist ISIS.