Dështimi i oficerëve turq në ofensivën kundër Latakias
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89438-dështimi_i_oficerëve_turq_në_ofensivën_kundër_latakias
Për herë të parë në këtë vit, terroristët me origjinë kineze, të udhëhequr nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, nisën një ofensive masive në malet e provincës Latakia.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 11, 2019 17:05 Europe/Tirane
  • Dështimi i oficerëve turq në ofensivën kundër Latakias

Për herë të parë në këtë vit, terroristët me origjinë kineze, të udhëhequr nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, nisën një ofensive masive në malet e provincës Latakia.

Ata synonin të kapnin lartësitë që i lejon ata të sulmojnë bazën ajrore ruse Hmeimim. U deshën pak orë që ushtria siriane dhe aleatët e saj t'i japin fund kësaj ofensive, që tregoi kufijtë e angazhimit të ushtrisë turke ndaj palës amerikane në luftën që Uashingtoni po bën për të vazhduar praninë e tij në Sirinë veriore. Ishin elementët e grupit terrorist, Wa Harid al-Muminin, që kryen këtë sulm të gjerë kundër ushtrisë siriane në Latakia në verilindje të Sirisë, duke vepruar sipas urdhrave të oficerëve turq. Terroristët sulmuan pozicionet e forcave siriane në periferi të qyteteve al-Darra, al-Saraf, Navara dhe Atirah, si dhe në malet turkmene (Xhabal Turkman). Ushtria siriane e mbështetur nga aleatët e saj, dha një përgjigje të fortë ndaj këtij sulmi, duke i detyruar terroristët të tërhiqen. Operacioni shkaktoi vdekjen e dhjetëra terroristëve dhe shumë të tjerë u plagosën. Vetë terroristët konfirmuan vdekjen e 17 prej tyre, duke përfshirë disa kryekomandantë. Elementët e këtij grupi terrorist që kontrollohet nga Turqia janë me origjinë kineze, çeçene, uzbeke dhe turke.