Forcat saudite dështojnë përballë forcave të Jemenit
Forcat jemenase në një operacion të tyre kanë neutralizuar një sulm të ushtrisë saudite duke sulmuar bazat dhe pozicionet ushtarake brenda territorit të Arabisë Saudite.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira e lajmeve sipas të cilës forcat e ushtrisë së Jemenit kanë sulmuar bazat ushtarake të Arabisë Saudite në rajonin Dud të provincës Xhizan. Nga ana tjetër avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar qytetin Bagem pjesë e provincës Saade në veriperëndim të Jemenit. Deri tani nuk ka informacione mbi dëmet e shkaktuara nga ky sulm. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri.