Hamasi ndryshon strategjinë e tuneleve
Izraeli është i shqetësuar për zhvendosjen e Hamasit nga strategjia e tuneleve, në strategjinë e dronëve dhe raketave.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite njoftoi kohët e fundit "zbulimin e një tuneli" në kufirin e Rripit të Gazës. Ai kalonte nga territoret e okupuara në vitin 1958 dhe të çonte në Këshillin Rajonal të Ashkelonit, jo larg nga Gaza. Në këtë proces, kanali 13 televiziv izraelit raportoi se tuneli i zbuluar nga ushtria ishte përdorur nga Hamasi për të kapur ushtarin izraelit Gilad Shalit. "Hamasi ka braktisur zhvillimin e tuneleve dhe ka filluar të kuptojë se strategjia e tuneleve nuk është shumë efektive. Hamasi po përgatitet për fazën e ardhshme, ku do të prodhojë raketa me precizion të lartë të afta për të goditur rajonet e largëta dhe për të sfiduar Kupolën e Hekurt. Përveç kësaj, Hamasi po përpiqet të krijojë një forcë ajrore për të forcuar aftësitë e tij të zbulimit dhe luftimit. Por nëse ekzistojnë tunelet, Hamasi nuk do të ngurrojë t'i përdorë ato," raportoi kanali 13.