Negociatori palestinez: Logjika e Amerikës është diktim jo negociata
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës deklaroi se Amerika synon të shndërrojë negociatat në diktim.
Saib Arikat, negociatori i lartë palestinez në negociatat me regjimin sionist, të dielën në një intervistë me agjencinë e lajmeve Sputnik, vuri në dukje se Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, theksoi mbështetjen në ligjet ndërkombëtare dhe opsionin "formimin e shtetit të pavarur të Palestinës", deklaroi: "Amerika me ndërprerjen e buxhetit 359 milionë dollarë të agjencisë UNRWA, ka vërtetuar se metoda e këtij vendi për negociata është shkaku kryesor për dështimin e negociatave për kompromis".
Arikat planin e Amerikës e konsideroi shkatërrim të opsionit për formimin e shtetit të pavarur të Palestinës dhe zëvendësimin e tij me alternativën "një shtet me dy qeveri" dhe shtoi: "Kjo do të thotë vazhdimi i pushtimit me metoda të tjera në shkëmbim të parave të mbledhura nga palët arabe, gjë që në asnjë mënyrë nuk është e pranueshme. Amerika po bënë përpjekje që me planin "akordi i shekullit" t'i japë fund konfliktit izraelito-palestinez dhe në këtë kuadër më datë 25 dhe 26 qershor është zhvilluar një konferencë për të diskutuar pjesën ekonomike të këtij plani në Manama të Bahrejnit".