Siria paralajmëron Parisin dhe Londrën
Damasku paralajmëroi për pasojat e vendimit të Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur trupa të reja në tokën siriane.
Zëvendësministri i Jashtëm sirian Fajsal Mekdad paralajmëroi disa vende evropiane kundër pasojave të vendimit të tyre të fundit për të dërguar trupa shtesë në pjesën verilindore të Sirisë. "Unë paralajmëroj të gjitha vendet që planifikojnë të dërgojnë trupa shtesë në Siri: ju po bëni një gabim të madh dhe do të vendosni, madje edhe do të sakrifikoni forcat tuaja pa ndonjë arsye apo justifikim", tha Mekdad, të dielën më 14 korrik në një intervistë me qendrën informative Al-Ahed. "Çfarë fitojnë vendet evropiane duke dërguar trupat e tyre në Siri? Ky është një vendim që është marrë nën ndikimin e administratës amerikane dhe për të kënaqur Izraelin. A do të vazhdoni të shkatërroni Sirinë për të mbrojtur ushtarët tuaj? ", tha zëvendësministri i Jashtëm sirian. Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë rënë dakord kohët e fundit për të dërguar forca shtesë në Siri për të zëvendësuar trupat amerikane pas tërheqjes së tyre. Përveç Londrës dhe Parisit, Italia është në prag të vendosjes nëse do të dërgojë forca shtesë dhe një numër shtetesh ballkanike dhe baltike "pothuajse janë të sigurtë se do të dërgojnë ushtarë ", sipas një burimi të afërt me administratën amerikane. Ndërkohë, Gjermania hodhi poshtë një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara për të dërguar trupa tokësore në Siri.