Terroristët sulmojnë me raketa në Alepo të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89557-terroristët_sulmojnë_me_raketa_në_alepo_të_sirisë
Terroristët në orët e para të së martës kanë sulmuar me raketa rajonet Al-Hamdanije dhe Al-Adhamije në qytetin Alepo në veri të Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 16, 2019 16:04 Europe/Tirane
  • Terroristët sulmojnë me raketa në Alepo të Sirisë

Terroristët në orët e para të së martës kanë sulmuar me raketa rajonet Al-Hamdanije dhe Al-Adhamije në qytetin Alepo në veri të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se si pasojë e këtyre sulmeve raketore është vrarë të paktën një civil sirian dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë.

Gjithashtu si pasojë e këtyre sulmeve raketore janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në makina, shtëpi dhe infrastrukturën publike në rajonet Al-Hamdanije dhe Al-Adhamije të qytetit Alepo.

Në muajt e fundit grupet terroriste pas disfatave të njëpasnjëshme në përballje me ushtrinë e Sirisë, më shumë se në të kaluarën janë përqendruar në kryerjen e sulmeve raketore dhe me predha në qytete të ndryshme të Sirisë.

Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë ose plagosur një numër i madh i qytetarëve sirianë sidomos gra dhe fëmijë.