Idlib, forcat ruse hyjnë në veprim
Forcat ajrore ruse dhe siriane bombarduan të mërkurën gjashtë baza të terroristëve të Frontit al-Nusra dhe Partisë së Turkistanit në jug të Idlibit dhe në veri të Hamas.
Sulmet ajrore u zhvilluan në Khan Sheikhun, Tramla, Kafr Ain dhe Xhisr al-Shogur, në jug dhe në jug-perëndim të Idlibit, dhe në fshatrat Havixha dhe Havash në veriperëndim të provincës Hama. Qendrat komanduese të dy grupeve terroriste ishin midis pozicioneve të goditura nga operacioni ruso-sirian. Forcat e sigurisë që veprojnë në Hama dhe Idlib u kishin siguruar një bazë të pasur të dhënash avionëve rusë dhe sirianë për të kryer këtë operacion. Luftimet janë reduktuar ndjeshëm kryesisht në Idlib dhe Hama veriore pas një operacioni të madh të ushtrisë siriane dhe forcave aleate të nisur në maj që çoi në çlirimin e pjesëve të mëdha në veriun e Hamas dhe në Idlibin jugor.