Amerika trajnon terroristët në juglindje të Sirisë
Burimet e informuara kanë bërë të ditur fillimin e trajnimeve të grupeve terroriste në juglindje të Sirisë nga ana e forcave amerikane.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se burimet e informuara kanë deklaruara se Amerika pas një viti që ka kaluar nga marrëveshja për ndërprerjen e trajnimeve për elementët terrorist të grupit të ashtuquajtur “Xhejshul-Meghavir” të varur nga forcat e ashtuquajtura “UÇS”, përsëri ka filluar trajnimin e forcave të këtij grupi terrorist në bazën ushtarake në Al-Tenef në jug të provincës Homs në juglindje të Sirisë.
Këto burime kanë thënë se disa oficerë të ushtrisë dhe funksionarë të organizatave inteligjente të Amerikës përkrah instruktorëve të koalicionit të ashtuquajtur ndërkombëtar, po mbikëqyrin procesin e trajnimeve të këtyre terroristëve. Amerika për të shtuar numrin e forcave të grupit terrorist “Xhejshul-Mughavir”, u ka dhënë leje edhe terroristëve të tjerë t’i bashkohen këtij grupi.
Baza ushtarake Al-Tenef ndodhet në një zonë kufitare të Sirisë me Jordaninë dhe Irakun dhe në këtë zonë ndodhet edhe selia e operacioneve të përbashkëta të forcave të Amerikës dhe terroristëve në rajon.