Dëme kolosale dhe ndihma minimale të Arabisë Saudite ndaj Jemenit
Arabia Saudite pretendon se është donatorja më e madhe për Jemenin në një kohë kur krimet e Riadit kanë shkaktuar katastrofën më të madhe njerëzore në botë.
Muaji pesëdhjetë e dytë i luftës së koalicionit anti-jemenas ka mbaruar. Koalicioni saudit ka kryer krime të shumta në luftën kundër Jemenit që shkelin tre parime të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë parimet e domosdoshmërisë, proporcionalitetit dhe seleksionimit. Krimet e kryera nga koalicioni saudit gjatë 52 muajve të fundit paraqesin një shkelje të qartë të të drejtave të njeriut. Sipas Kombeve të Bashkuara, 80 përqind e popullsisë së Jemenit prej 24 milionësh për shkak të luftës së koalicionit saudit duhet të marrin të paktën një lloj ndihme humanitare. Ndërkohë, sipas një raporti të Fondit Ndërkombëtar të Shpëtimit të Fëmijëve, 46% e popullsisë jemenas nuk kanë qasje në kanalizime për shkak të pasojave të luftës dhe pothuajse të gjitha burimet e ushqimit, duke përfshirë tregjet, fermat dhe importet ushqimore, janë bombarduar gjatë katër viteve të fundit. Sipas zëdhënësit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Farhan Hagh, rreth gjysmë milioni jemenas janë infektuar me kolerën gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2019, nga të cilët 203,000 janë fëmijë kryesisht nën moshën 15 vjeç. Sipas Farhan Hagh, 705 njerëz kanë nga kolera në Jemen gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2019, ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve në vitin 2018 ishte rreth 75 persona. Këto statistika katastrofike ngrenë pyetjen se Arabia Saudite për çfarë nevoje apo domosdoshmërie ka kryer krimin më të madh humanitar në Jemen, që është krimi më i madh i dekadave të fundit në botë. Ajo që Arabia Saudite bëri gjatë 52 muajve të fundit në luftën kundër Jemenit ishte sulmimi i civilëve jemenas. Një vështrim në statistikat ndërkombëtare të nxjerra mbi këtë luftë sugjeron një shkelje të parimit të proporcionalitetit nga koalicioni saudit. Sipas raportit të fundit të UNICEF lëshuar në qershor 2019, një grua dhe gjashtë fëmijë vdesin për çdo dy orë në Jemen. Nga 10 fëmijë, vetëm 3 prej tyre kanë akses në kujdesin shëndetësor. Nga çdo 37 të porsalindur, një fëmijë vdes në ditën e parë të lindjes. Në 18% territorit të Jemenit, nuk ka shërbime mjekësore pasi shumica e mjekëve e kanë lënë Jemenin, ose për shkak të luftës dhe për shkak të pasigurisë dhe frikës nga vdekja nuk shkojnë në qendrat shëndetësore dhe spitalet. Gjithashtu, një milion e 71 mijë fëmijë të Jemenit janë zhvendosur brenda vendit, me 360,000 fëmijë nën 5 vjeç vuajnë nga situata e kequshqyerjes së rëndë. Koalicioni saudit nuk i veçoi civilët nga sulmet që bëri gjatë 52 muajve të fundit, por gjithashtu qëllimisht synoi dhe shënjestroi objektivat civile, duke përfshirë qendrat shëndetësore, shkollat, infrastrukturën dhe shtëpitë e banimit. Më shumë se 80% e infrastrukturës së Jemenit është shkatërruar nga kjo luftë dhe më shumë se 1,800 shkolla në zona të ndryshme të Jemenit janë bërë të papërdorshme. Sipas Qendrës Ligjore për Legalizim dhe Zhvillim, në fund të 4 vjetorit të luftës të koalicionit anti-jemenas, 15 aeroporte, 2,661 rrugë dhe ura, 1,824 objekte qeveritare, 14 porte, 193 stacione dhe gjeneratorë, 434 rrjete komunikimi, 341 qendra sanitare dhe spitalore, 945 xhami dhe në veçanti 424 mijë dhe 654 shtëpi jemenase, janë dëmtuar ose shkatërruar nga sulme e koalicionit Al Saud. Më shumë se gjysma e qendrave shëndetësore të Jemenit janë të mbyllura ose kanë aktivitet të kufizuar për shkak të kësaj lufte. Opinioni publik në shumë vende, përfshirë vendet islamike dhe disa vende perëndimore, po bën thirrje për dënimin e autorëve kryesorë të krimeve më të mëdha humanitare në Jemen, por mbështetja e qartë e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht ndaj princit të kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman, i cili luajti një rol të madh në luftën kundër Jemenit, ndikon në parandalimin e marrjes së iniciativës ndërkombëtare në këtë drejtim. Fuqitë perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, kanë një qasje tjetër ndaj luftës së koalicionit anti-jemenas, ku të drejtat e njeriut janë bërë viktima të interesave të këtyre pushteteve.