Armët, Iraku kthehet  nga Rusia
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89660-armët_iraku_kthehet_nga_rusia
Pas tërheqjes së ushtrisë amerikane nga Iraku në 2011, irakianët blenë pajisje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara për të ri-pajisur ushtrinë e tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 20, 2019 16:32 Europe/Tirane
  • Armët, Iraku kthehet  nga Rusia

Pas tërheqjes së ushtrisë amerikane nga Iraku në 2011, irakianët blenë pajisje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara për të ri-pajisur ushtrinë e tyre.

 Ata blenë tanke M1A1 Abrams dhe avionë luftarakë F16Q. Ushtria irakiane mori 140 tanke Abrams para vitit 2014, por pas fillimit të ofensivës së ISIS në Irak, Shtetet e Bashkuara ndaluan dorëzimin e avionëve F-16 dhe të pajisjeve të tjera. Në atë kohë, ushtria irakiane duhej të blinte armë për t'u përballur me terroristët që pushtuan gjysmën e territorit të vendit. Si rezultat i kësaj, irakianët blenë pajisje ushtarake nga vende të ndryshme pa pritur ofrimin e pajisjeve amerikane. Rusia i ka shitur ushtrisë së Irakut avionë luftarakë Su-25 dhe helikopterë Mi-28 dhe Mi35. Incidente të tjera në luftën kundër ISIS gjithashtu rritën mosbesimin e zyrtarëve irakianë në lidhje me mbështetjen ushtarake amerikane. Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar në mënyrë të përsëritur  të ofrojnë mbështetje ajrore gjatë operacioneve për të çliruar qytetet Tikrit, Falluxha, Ramadi dhe Mosul nën pretekstin e pranisë së luftëtarëve të forcave popullore Hashd al-Shaabi dhe të grupeve të lidhura me Iranin. Avionët e koalicionit gjithashtu bombarduan disa herë pozicionet e ushtrisë irakiane dhe pretenduan se sulmet ishin kryer gabimisht. Autoritetet e Irakut, të cilët nuk duruan më mashtrimet e SHBA, vendosën të bashkëpunojnë me Rusinë dhe të blejnë pajisje ushtarake ruse. Bagdadi bleu tanke T90_S nga Rusia për të kompensuar shkatërrimin e tankeve Abrams të Divizionit të 9-të të blinduar. Deri më tani, 73 tanke T90_S janë dërguar në Brigadën e 35-të të Divizionit të 9-të të blinduar. Irakenët gjithashtu nënshkruan kontrata për blerjen e automjeteve ruse BMP3 të transportit të trupave dhe sisteme të mbrojtjes ajrore Pantsir S-1. Sipas njoftimeve, Iraku dëshiron të blejë sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400 dhe së shpejti do të bëhet vendi i dytë pas Turqisë që do ta marrë këtë sistem të mbrojtjes ajrore.