Terroristët sulmojnë me raketa në provincën Hamah të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89680-terroristët_sulmojnë_me_raketa_në_provincën_hamah_të_sirisë
Grupet terroriste të shtunën në mbrëmje përsëri kanë sulmuar me raketa disa vendbanime në pjesën veriore të provincës Hamah në perëndim të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 21, 2019 11:26 Europe/Tirane
  • Terroristët sulmojnë me raketa në provincën Hamah të Sirisë

Grupet terroriste të shtunën në mbrëmje përsëri kanë sulmuar me raketa disa vendbanime në pjesën veriore të provincës Hamah në perëndim të Sirisë.

Kanali televiziv Al-Akhbarija njoftoi se terroristët kanë hedhur disa raketa në drejtim të qytetit Muhradah dhe qytezës Shaizar në pjesën veriore të provincës Hamah.

Gjatë muajve të fundit grupet terroriste pas disfatave të vazhdueshme që kanë pësuar përball ushtrisë së Sirisë, janë përqendruar më shumë në sulmet me raketa dhe predha të ndryshme ndaj rajoneve të ndryshme civile të këtij vendi. Si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë dhe plagosur një numër i madh i civilëve sirianë në rajonet e Sirisë.