Terroristët sulmojnë me raketa Alepon
Burimet siriane njoftuan se terroristët kanë sulmuar me raketa rajonet Hemadanie dhe Sejf Doule të qytetit Alepo në veri të vendit.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sana e lajmeve në Siri, sipas të cilës në këtë sulm kanë humbur jetën 2 fëmijë sirianë dhe janë plagosur 10 civilë. Për shkak të sulmit me raketa gjithashtu janë shkaktuar dëme materiale në makina, shtëpi dhe infrastrukturën publike. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.