Dronët jemenas bombardojnë bazën “ Mbreti Khaled” në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89761-dronët_jemenas_bombardojnë_bazën_mbreti_khaled_në_arabinë_saudite
Njësiti i dronëve i ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit, ditën e enjte ka bombarduar bazën ushtarake “ Mbreti Khaled” në provincën Asir në jug të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 25, 2019 03:55 Europe/Tirane
  • Dronët jemenas bombardojnë bazën “ Mbreti Khaled” në Arabinë Saudite

Njësiti i dronëve i ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit, ditën e enjte ka bombarduar bazën ushtarake “ Mbreti Khaled” në provincën Asir në jug të Arabisë Saudite.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar me dron të llojit "Kasif k2" bazën ajrore "Mbreti Khaled" në provincën Asir në jug të Arabisë Saudite. Jahja Sari'e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, deklaroi se radarët dhe qendra ushtarake të rëndësishme të bazës ajrore "Mbreti Khaled" në rajonin Khamis Mashit në provincën Asir janë sulmuar nga forcat jemenase dhe këto operacione janë kryer në kundërpërgjigje ndaj vazhdimit të sulmeve dhe krimeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite ndaj popullit të Jemenit. Ushtria dhe forcat e lëvizjes Ansarullah edhe të hënën e kësaj jave gjithashtu duke përdorur disa dronë të llojit "Kasif k2", kanë sulmuar bazën ajrore "Mbreti Khaled" të Arabisë Saudite. Ndërkohë avionët luftarakë të koalicionit agresor saudit sot gjatë sulmeve të njëpasnjëshme kanë bombarduar selinë e brigadës së parë të forcave të blinduara të ushtrisë së Jemenit, godinën e Ministrisë për Informim dhe një zonë tjetër në Sana.