Forcat jemenase brenda pesë javëve shkatërrojnë 9 dronë sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89797-forcat_jemenase_brenda_pesë_javëve_shkatërrojnë_9_dronë_sauditë
Forcat e mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kanë rrëzuar edhe një dron spiunazhi të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në provincën Xhizan, në jug të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 26, 2019 09:44 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase brenda pesë javëve shkatërrojnë 9 dronë sauditë

Forcat e mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kanë rrëzuar edhe një dron spiunazhi të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në provincën Xhizan, në jug të Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se ky ishte droni i 9-të spiunazh i koalicionit agresor të Arabisë Saudite që rrëzohet nga forcat jemenase.

Gjatë muajit korrik dhe qershor të këtij viti janë rrëzuar 6 dronë spiunazh të koalicionit agresor saudit në Naxhran, Haxhe, Al-Hudejdah dhe Xhizan.

Edhe burimet diplomatike ditën e enjte i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se koalicioni agresor i Arabisë Saudite deri në fund të këtij viti synon t’i japë fund luftës kundër Jemenit dhe tërheqja e një pjese të forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë ndihmuar në këtë drejtim.