Martirizohet një palestinez në protestat për të drejtën e kthimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89817-martirizohet_një_palestinez_në_protestat_për_të_drejtën_e_kthimit
Në protestat për të drejtën e kthimit që organizohen për çdo javë në rripin e Gazës, forcat sioniste kanë martirizuar një palestinez.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 27, 2019 19:19 Europe/Tirane
  • Martirizohet një palestinez në protestat për të drejtën e kthimit

Në protestat për të drejtën e kthimit që organizohen për çdo javë në rripin e Gazës, forcat sioniste kanë martirizuar një palestinez.


Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka njoftuar për martirizimin e të riut 26 vjeçar palestinez gjatë sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës. Agjencia e lajmeve palestineze SAFA njoftoi se avionët luftarak të regjimit sionist ditën premte kanë bombarduar rajonin Al-Salatin në Bejt Lahija në veri të Rripit të Gazës dhe kanë plagosur edhe disa palestinezë të tjerë. Në sulmin e mbrëmjes së kaluar e deri sot në mëngjes, avionët luftarakë të regjimit sionistë kanë vrarë pesë palestinezë. Në sulmet e ditës së enjte gjithashtu sionistët kanë vrarë 7 palestinezë dhe në këtë mënyrë numri i të vrarëve deri më tani ka shkuar në 12 persona. Pas këtij sulmi të forcave të regjimit sionist, 11 protestues palestinezë kanë mbetur të plagosur. Protesta e madhe e palestinezëve për të drejtën e kthimit ka nisur prej 30 marsit që është Dita e Tokës. Nga ajo datë e deri më tani forcat sioniste kanë martirizuar 260 palestinezë dhe kanë plagosur më shumë se 16 mijë të tjerë. Shumë vende të botës mes tyre Republika Islamike e Iranit, si dhe shumë organizata ndërkombëtare kanë dënuar krimet e sionistëve. Regjimi sionist duke konfiskuar territoret palestineze dhe duke ndërtuar koloni sioniste, synon të ndryshojë strukturën gjeografike dhe demografike të Palestinës dhe asaj t’i jap nuanca sioniste me qëllim që të stabilizojë sundimin e tij mbi Palestinën. Duhet theksuar se që nga koha e nisjes së protestës së madhe për të drejtën e kthimit në ditën e tokës më 30 mars në Gaza, 197 palestinezë janë martirizuar dhe mbi 16 mijë të tjerë janë plagosur ndërkohë që shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.