BE dënon ekzekutimet me vdekje në Bahrejn
BE dje në darkë ka reaguar ndaj ekzekutimit të disa personave me vdekje në Bahrejn.
BE me anë të një deklarate i ka kërkuar regjimit Al Khalifa të Bahrejnit tu japë fund ndëshkimeve me vdekje të kundërshtarëve të tij. Regjmi Al Khalifa i Bahrejnit pavarësisht kërkesës së organizatave ndërkombëtare për t'i dhënë fund ekzekutimeve me vdekje, përsëri ka ekzekutuar dy të rinj bahrejnas. Organizata Amnisti Internacional me anë të një deklarate, ka shprehur shqetësime për ekzekutimin me vdekje të dy aktivistëve politikë bahrejnas dhe ka kërkuar nga mbreti bahrejnas që urgjentisht të ndërpresë procesin e ekzekutimit të këtyre dy të rinjve. Ahmed Isa Al-Melali dhe Ali Muhamed Al-Arab, janë dy të rinjtë bahrejnas të cilët ishin akuzuar për vrasjen e një oficeri të Ministrisë së Brendshme të Bahrejnit në vitin 2017, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit janë ekzekutuar nga autoritetet e regjimit Al Khalifa. Kryerja e ekzekutimit me vdekje ndaj të dy të rinjve bahrejnas është bërë në kohën kur organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si Amnisti International, Observatori i të Drejtave të Njeriut të OKB etj., të premten kishin kërkuar ndërprerjen e procesit të ekzekutimit të këtyre dy të rinjve bahrejnas. Observatori i të Drejtave të Njeriut (HRW) e ka vlerësuar të padrejtë dhe të varur aparatin gjyqësor të Bahrejnit dhe ka deklaruar se gjykatat e Bahrejnit duke lëshuar shumë verdikte për dënime të rënda, të gjata dhe dënime të përjetshme ndaj personave të cilët protestojnë në mënyrë paqësore, po luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetje ndaj regjimit diktatori dhe represiv të Bahrejnit. Ndërkohë organizata politike-islamike "Al-Vefak" e Bahrejnit ka deklaruar: "Regjimi Al Khalifa i Bahrejnit nuk ka lejuar as organizimin e ceremonisë së varrimit të martirëve që u ekzekutuan sot në mëngjes dhe familjet e tyre nuk i ka lejuar t'i varrosë ata".