Forcat jemenase sulmojnë pozicionet e mercenarëve sauditë në Taiz
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89854-forcat_jemenase_sulmojnë_pozicionet_e_mercenarëve_sauditë_në_taiz
Ushtria dhe rezistenca popullore e Jemenit të shtunën në mbrëmje ka sulmuar me raketa pozicionet e mercenarëve sauditë në rajonin Al-Vaze'ia në provincën Taiz në jugperëndim të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 28, 2019 12:17 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë pozicionet e mercenarëve sauditë në Taiz

Ushtria dhe rezistenca popullore e Jemenit të shtunën në mbrëmje ka sulmuar me raketa pozicionet e mercenarëve sauditë në rajonin Al-Vaze'ia në provincën Taiz në jugperëndim të Jemenit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se ushtria dhe rezistenca popullore e Jemenit me katër raketa balistike të prodhimit vendor të llojit "Zilzal 1" kanë sulmuar pozicionet e mercenarëve saudit në rajonin Al-Vaze'ia. Gjatë këtij sulmi raketor janë vrarë ose plagosur me dhjetëra mercenarë saudit.

Gjeneral Ali Al-Musheki, zv/shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Jemenit, së fundit ka deklaruar se forcat jemenase janë betuar se asnjë agresor nuk do të dalë i gjallë nga Jemenit.

Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës, që nga viti 2015, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe deri më tani ka vrarë me mijëra njerëz dhe me miliona të tjerë janë detyruar të shpërngulen nga vendbanimet e tyre.