Përgjigje e ashpër e jemenasve ndaj agresioneve saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89886-përgjigje_e_ashpër_e_jemenasve_ndaj_agresioneve_saudite
Për të katërtën herë radhazi në më pak se një javë, dronët jemenas Kasef K2 po sulmojnë aeroportet saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 29, 2019 16:34 Europe/Tirane
  • Përgjigje e ashpër e jemenasve ndaj agresioneve saudite

Për të katërtën herë radhazi në më pak se një javë, dronët jemenas Kasef K2 po sulmojnë aeroportet saudite.

Sulmet e pandërprera nga forcat jemenase kundër aeroporteve ushtarake, hangarëve dhe qendrave komanduese të njësive të avionëve të Arabisë Saudite e kanë shtyrë ushtrinë saudite të fillojë një tërheqje. Riad po përdor aeroporte civile për të nisur sulme ajrore kundër objektivave në Jemen dhe sidomos për të shmangur sulmet me raketa dhe me dronë nga lëvizja popullore jemenase Ansarallah. Në jug të Arabisë Saudite, mijëra fluturime janë pezulluar. Kontrolli i qiellit gradualisht po del nga duart e regjimit të Riadit. Forcat jemenase kanë kryer sulme me dronë kundër aeroportit Abha në provincën Asir, si dhe ndaj qendrave të kontrollit të avionëve në aeroportin Naxhran. "Një sulm me dronë goditi të hënën terminalin në aeroportin Abha dhe ndërpreu operacionet e fluturimeve ajrore," tha zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, gjeneral brigade Jahja Saree. "Qendrat e kontrollit të avionëve dhe aerodromet e tyre janë shndërruar në hi në provincën Naxhran", tha ai duke shtuar: "Këto operacione pezulluan për disa orë navigacionin ajror të aeroportit në fjalë." Operacioni i së hënës ishte një reagim ndaj sulmeve nga koalicioni saudit,  i cili në 48 orët e fundit, kreu 27 sulme ajrore mbi objektivat e Jemenit.