Ansarullah: Amerika dhe OKB përgjegjës për krimet e sauditëve në Jemen
Kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit vuri në dukje largimin e lëvizjes Ansarullah nga portet në provincën Al-Hudejdah dhe theksoi se Amerika dhe Këshilli i Sigurisë së OKB janë përgjegjës për vazhdimin e katastrofës njerëzore në Jemen dhe krimet e Arabisë Saudite kundër këtij vendi.
OKB së fundi ka deklaruar se lëvizja Ansarullah ka rënë dakord me tërheqjen e njëanshme nga portet strategjike Al-Hudejdah, Al-Salif dhe Ra’sul-Ajn në provincën Al-Hudejda. Në lidhje me këtë çështje, Muhamed Ali Al-Huthi, kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit, në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: “Kjo tërheqje e lëvizjes Ansarullah tregon këtë realitet se faktori për vonesën e zbatimit të marrëveshjes së Stokholmit përbëhet nga Amerika, Anglia, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”. Kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit ka thënë se agresioni ushtarak i Arabisë Saudite pengon vendosjen e paqes në Jemen.