Regjimi sionist përsëri shkel hapësirën ajrore të Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89905-regjimi_sionist_përsëri_shkel_hapësirën_ajrore_të_libanit
Ushtria e Libanit ka njoftuar se regjimi sionist përsëri ka shkelur hapësirën ajrore dhe detare të Libanit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 30, 2019 11:32 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist përsëri shkel hapësirën ajrore të Libanit

Ushtria e Libanit ka njoftuar se regjimi sionist përsëri ka shkelur hapësirën ajrore dhe detare të Libanit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se ushtria e Libanit ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka deklaruar se disa lundruese luftarake të regjimit sionist kanë hyrë në ujërat territoriale të Libanit nga rajoni R'sul-Naghura.

Ushtria e Libanit në këtë deklaratë ka thënë se ushtria e regjimit sionist kanë hedhur bomba akustike në ujërat territoriale të Libanit, ndërsa edhe avionët luftarak të regjimit sionist kanë shkelur hapësirën ajrore të Libanit në rajonin Balade Ramish.

Edhe më parë avionët luftarakë të regjimit sionist më 14 qershor kanë shkelur hapësirën ajrore të Libanit.