Regjimi sionist përsëri shkel hapësirën ajrore të Libanit
Korrik 30, 2019 11:32 Europe/Tirane
Ushtria e Libanit ka njoftuar se regjimi sionist përsëri ka shkelur hapësirën ajrore dhe detare të Libanit.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se ushtria e Libanit ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka deklaruar se disa lundruese luftarake të regjimit sionist kanë hyrë në ujërat territoriale të Libanit nga rajoni R'sul-Naghura.
Ushtria e Libanit në këtë deklaratë ka thënë se ushtria e regjimit sionist kanë hedhur bomba akustike në ujërat territoriale të Libanit, ndërsa edhe avionët luftarak të regjimit sionist kanë shkelur hapësirën ajrore të Libanit në rajonin Balade Ramish.
Edhe më parë avionët luftarakë të regjimit sionist më 14 qershor kanë shkelur hapësirën ajrore të Libanit.
Tags