Mbi 12 mijë fëmijë, viktimë e dhunës së armatosur në botë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89907-mbi_12_mijë_fëmijë_viktimë_e_dhunës_së_armatosur_në_botë
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar për vrasjen ose plagosjen e mbi 12 mijë fëmijëve në dhunën e armatosur gjatë vitit 2018 në tërë botën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 30, 2019 11:50 Europe/Tirane
  • Mbi 12 mijë fëmijë, viktimë e dhunës së armatosur në botë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar për vrasjen ose plagosjen e mbi 12 mijë fëmijëve në dhunën e armatosur gjatë vitit 2018 në tërë botën.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se OKB në një raport të saj, ka deklaruar se si pasojë e dhunës së armatosur në vitin 2018, mbi 12 mijë fëmijë janë vrarë ose plagosur dhe kjo shifër është e paparë deri më tani.

Sipas raportit vjetor të Antonio Gutteres, sekretarit të përgjithshëm të OKB, në lidhje me fëmijët dhe dhunën e armatosur që është paraqitur në Këshillin e Sigurimit, mësohet se përmasat e dhunës kundër fëmijëve në vitin 2018 dhe sidomos shtimi i paparë i viktimave në mesin e fëmijëve si rezultat i vrasjes, ka shqetësuar shqetësime të mëdha në nivel botëror.

Sipas këtij raporti, numri më i madh i viktimave te fëmijët gjatë dhunës së armatosur është regjistruar në Afganistan, Palestinë, Siri dhe Jemen.

Louis Sharbono, shef i zyrës për vëzhgimin e të drejtave të njeriut në selinë e OKB, ka deklaruar se koalicioni i Arabisë Saudite që nga viti 2015, ka kryer veprime të dhunshme çnjerëzore kundër fëmijëve në Jemen dhe nuk ekziston kurrfarë dëshmie apo dokumenti në lidhje m e përpjekjet e këtij vendi për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut.

Adrian Lepper, drejtori i organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve në konfliktet e armatosura, gjithashtu ka deklaruar se mbështetja e "premtimeve boshe" që po jep koalicioni i Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, dobëson pasojat vdekjeprurëse të luftës kundër fëmijëve dhe anashkalon tërësisht realitetet ekzistuese.

Sipas raportit të OKB , koalicioni agresor i Arabisë Saudite me vrasjen e 729 fëmijëve jemenas deri më tani, ndodhet në krye të listës së zezë të shkelësve të të drejtave të fëmijëve.