Ushtria siriane çliron edhe dy fshatra në veriperëndim të Hamah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89908-ushtria_siriane_çliron_edhe_dy_fshatra_në_veriperëndim_të_hamah
Forcat e ushtrisë së Sirisë gjatë një operacioni në veriperëndim të provincës Hamah të këtij vendi, ka çliruar edhe dy fshatra të tjerë nga pushtimi i terroristëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 30, 2019 12:10 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane çliron edhe dy fshatra në veriperëndim të Hamah

Forcat e ushtrisë së Sirisë gjatë një operacioni në veriperëndim të provincës Hamah të këtij vendi, ka çliruar edhe dy fshatra të tjerë nga pushtimi i terroristëve.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se njësitë e ushtrisë së Sirisë gjatë këtyre operacioneve kanë marrë nën kontroll dy fshatra Tel Malah dhe Al-Xhebin në pjesën veriperëndimore të provincës Hamah dhe kanë vrarë ose plagosur me dhjetëra terroristë.

Forcat e ushtrisë së Sirisë gjithashtu gjatë këtyre operacioneve kanë shkatërruar edhe bazën komanduese të terroristëve dhe pajisjet luftarake të tyre.  

Ushtria e Sirisë edhe ditën e kaluar ka bombarduar pozicionet e terroristëve në qytezën Keferzita në veriperëndim të provincës Hamah dhe u ka shkaktuar dëme të mëdha terroristëve.