Korrik 30, 2019 22:13 Europe/Tirane
  • Irak:

"Shtetet e Bashkuara do të paguajnë shtrenjtë për çdo sulm të Izraelit kundër Irakut," deklaroi të martën (30 korrik) shoqata e dijetarëve myslimanë në provincën Dijala, në Irak.

Cituar nga kanali Al-Nahrain, presidenti i shoqatës së ulemave myslimanë të provincës irakiane të Dijalës, Xhabar al-Maamuri, tha: "Sot, ne duam të njoftojmë dhe informojmë qartë publikun se do të jenë Shtetet e Bashkuara që do të paguajnë për çdo sulm izraelit kundër çdo objektivi në territorin e Irakut. Kjo çështje do të duhet të merret në konsideratë tani e tutje në të gjitha llogaritjet dhe parashikimet për zhvillimet në rajon." Xhabar al-Maamuri, i cili është gjithashtu një anëtar dhe komandant i Njësive të Mobilizimit Popullor Irakian (Hashd al-Shaabi), gjithashtu denoncoi planin destruktiv të regjimit izraelit për të destabilizuar Irakun. Ai shtoi: "Duke dërguar avionët luftarakë dhe duke u përpjekur të shkaktojë pasiguri në Irak, regjimi izraelit po luan me zjarrin. Çdo veprim i Izraelit kundër Njësive të Mobilizimit Popullor me siguri do të rezultojë në përgjigjen e këtyre forcave. Përpjekja më e vogël e Izraelit për të sulmuar Irakun do të jetë e mjaftueshme për të mobilizuar publikun për ta neutralizuar atë. " Mediat izraelite thonë se shpërthimi i 19 korrikut në një qendër në pronësi të Hashd al-Shaabit në provincën Salahedin është shkaktuar nga aeroplanët luftarakë izraelitë që bombarduan këtë zonë.

 

Tags