OKB paralajmëron mbi sulmet e terroristëve në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89921-okb_paralajmëron_mbi_sulmet_e_terroristëve_në_siri
Mark Lowcock , zv/sekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet humanitare në një takim të KS të OKB ka deklaruar se gjendja humanitare në Siri është rënduar për shkak të sulmeve të grupeve terroriste sidomos fronti Nusra.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 31, 2019 05:47 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron mbi sulmet e terroristëve në Siri

Mark Lowcock , zv/sekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet humanitare në një takim të KS të OKB ka deklaruar se gjendja humanitare në Siri është rënduar për shkak të sulmeve të grupeve terroriste sidomos fronti Nusra.

Sipas të dhënave të OKB vetëm gjatë këtij muaji për shkak të sulmeve të grupeve terroriste janë vrarë 450 civilë ndërsa janë evakuuar 440 mijë të tjerë. Lowcock përmendi një letër të qeverisë siriane ku theksohet shkatërrimi i 119 spitaleve në Idlib në veriperëndim të vendit. Siria përballet me sulmet e grupeve terroriste të mbështetur nga Amerika, regjimi sionist dhe Arabia Saudite që prej vitit 2011.