Arrestohen 40 mercenarë sauditë në kufijtë e Jemenit
Korrik 31, 2019 05:47 Europe/Tirane
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi arrestimin e mbi 40 mercenarëve sauditë në kufijtë e Jemenit me jugun e Arabisë Saudite.
Jahja Sarei, ka thënë se forcat e ushtrisë dhe komitetet popullore në perëndim të provincës Asir kanë kapur rob 40 mercenarë sauditë. Në këtë operacion gjithashtu janë vrarë me dhjetëra mercenarë sauditë dhe plagosur shumë të tjerë. Arabia Saudite, e mbështetur nga Amerika dhe EBA prej marsit 2015 ka nisur një agresion të gjerë ushtarak kundër Jemenit, duke shkaktuar me qindra mijëra të vrarë, me mijëra të plagosur dhe duke shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm.
Tags