Sulmet raketore të Jemenit tmerrojnë sundimtarët sauditë
Ministri i Informacionit i Qeverisë për Shpëtimin Kombëtar të Jemenit, Dhaifollah al-Shami, tha se sulmet e forcave jemenase kanë një ndikim negativ mbi armiqtë dhe i tmerrojnë ata.
"Sulmi i fundit raketor mbi qytetin al-Dammam në Arabinë Saudite ka treguar se nëse sundimtarët sauditë nuk e ndalojnë agresionin e tyre kundër Jemenit, raketat e Jemenit do të arrijnë caqe edhe më të largëta në Arabinë Saudite", tha Al-Shami. "Raketat e gjuajtura në al-Dammam kishin teknologjinë më të lartë dhe sfiduan bateritë e raketave Patriot në Arabinë Saudite", theksoi ai, duke shtuar: "Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë kuptuar që nëse vazhdojnë të marrin pjesë në koalicionin Saudit, ato me siguri do të jenë në shënjestër të raketave të Jemenit. "