Uashington Post: Me mijëra ushtarë amerikanë do të largohen nga Afganistani
Gazeta amerikane Uashington post ka përmendur akordin paraprak ë grupit Taleban me Amerikën për largimin e mijëra ushtarëve amerikanë nga Afganistani.
Sipas këtij akordi, nga Afganistani do të tërhiqen 8-9 mijë ushtarë amerikanë. Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se Amerika dhe Taleban kanë arritur një akord fillestar për largimin e mijëra trupave amerikane nga Afganistani. Për moment janë përgatitur 6 mijë forca amerikane për largimin e tyre nga Afganistani, mirëpo sipas akordit fillestar numri do të jetë 8-9 mijë ushtarë. Ndërkohë autoritet amerikane kanë deklaruar se sipas akordit fillestar talebanët janë të detyruar të shpallin armëpushimin në Afganistan dhe të ndërpresin lidhjet e tyre me Al Kaidën. Edhe pse autoritetet amerikane kanë pretenduar se përpara organizimit të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan ekziston mundësia e nënshkrimit të një marrëveshjeje të plotë ata kanë paralajmëruar se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje mund të shtyhet nga krerët e grupit Taleban. Ndërkohë Zabiullah Muxhahed zëdhënësi i grupit Taleban ka thënë: Ne shpresojmë që në takimin e ardhshëm të arrihet një akord për mënyrën e largimit të forcave amerikane nga Afganistani.