Uashington Post: Me mijëra ushtarë amerikanë do të largohen nga Afganistani
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89960-uashington_post_me_mijëra_ushtarë_amerikanë_do_të_largohen_nga_afganistani
Gazeta amerikane Uashington post ka përmendur akordin paraprak ë grupit Taleban me Amerikën për largimin e mijëra ushtarëve amerikanë nga Afganistani.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 02, 2019 13:30 Europe/Tirane
  • Uashington Post: Me mijëra ushtarë amerikanë do të largohen nga Afganistani

Gazeta amerikane Uashington post ka përmendur akordin paraprak ë grupit Taleban me Amerikën për largimin e mijëra ushtarëve amerikanë nga Afganistani.

Sipas këtij akordi, nga Afganistani do të tërhiqen 8-9 mijë ushtarë amerikanë. Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se Amerika dhe Taleban kanë arritur një akord fillestar për largimin e mijëra trupave amerikane nga Afganistani. Për moment janë përgatitur 6 mijë forca amerikane për largimin e tyre nga Afganistani, mirëpo sipas akordit fillestar numri do të jetë 8-9 mijë ushtarë. Ndërkohë autoritet amerikane kanë deklaruar se sipas akordit fillestar talebanët janë të detyruar të shpallin armëpushimin në Afganistan dhe të ndërpresin lidhjet e tyre me Al Kaidën. Edhe pse autoritetet amerikane kanë pretenduar se përpara organizimit të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan ekziston mundësia e nënshkrimit të një marrëveshjeje të plotë ata kanë paralajmëruar se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje mund të shtyhet nga krerët e grupit Taleban.  Ndërkohë Zabiullah Muxhahed zëdhënësi i grupit Taleban ka thënë: Ne shpresojmë që në takimin e  ardhshëm të arrihet një akord për mënyrën e largimit të forcave amerikane nga Afganistani.