Lindja e Sirisë mbushet me armë amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89964-lindja_e_sirisë_mbushet_me_armë_amerikane
Koalicioni amerikan që pretendon se lufton ISIS-in, ka dërguar nga Iraku verior njëqind kamionë që transportonin armë dhe municion amerikan për kurdët në Siri që përkrahen nga Uashingtoni.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 02, 2019 21:11 Europe/Tirane
  • Lindja e Sirisë mbushet me armë amerikane

Koalicioni amerikan që pretendon se lufton ISIS-in, ka dërguar nga Iraku verior njëqind kamionë që transportonin armë dhe municion amerikan për kurdët në Siri që përkrahen nga Uashingtoni.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndërhyjnë në punët e Sirisë verilindore duke mbështetur milicitë kurde të Forcave Demokratike Siriane (SDF). Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i afërt me opozitën siriane, pretendoi se kishte parë dhjetëra kamionë të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, duke hyrë nga veriu i Irakut (Kurdistani i Irakut) në Siri. "Kjo është hera e 21-të që nga marrja e lindjes së Eufratit nga ky koalicion dhe kurdët, që kamionë të tillë po hyjnë në Siri", njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut duke shtuar: "Këtë herë, më shumë se njëqind kamionë me armatime amerikane kanë mbërritur në Eufratin Lindor". Ky burim kishte raportuar rreth dy javë më parë mbërritjen e 280 kamionëve që transportonin armë dhe pajisje logjistike nga veriu i Irakut në lindje të Eufratit. Ekspertët e shohin këtë veprim si një përpjekje të Shteteve të Bashkuara për të forcuar pozitat e tyre ushtarake në lindje të Eufratit në veri-lindje të Sirisë.