Burkan-3, raketa që tmerroi Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89965-burkan_3_raketa_që_tmerroi_arabinë_saudite
Zëdhënësi i ushtrisë jemenase njoftoi në një konferencë për shtyp se forcat jemenase kishin sulmuar pozicionet e forcave saudite në provincën Dammam me një raketë të re balistike të quajtur "Burkan-3".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 02, 2019 16:42 Europe/Tirane
  • Burkan-3, raketa që tmerroi Arabinë Saudite

Zëdhënësi i ushtrisë jemenase njoftoi në një konferencë për shtyp se forcat jemenase kishin sulmuar pozicionet e forcave saudite në provincën Dammam me një raketë të re balistike të quajtur "Burkan-3".

Jahja Sari tha se njësia balistike dhe e dronëve e forcave jemenase drejtoi një operacion të përbashkët kundër bazës së mercenarëve sauditë në provincën Aden të enjten, 1 gusht,  ku si pasojë dhjetëra mercenarë përfshirë komandantët ushtarakë, u vranë ose u plagosën. Sipas raportit të fundit të njoftuar nga forcat saudite, gjatë këtij operacioni 49 mercenarë sauditë u vranë dhe 48 u plagosën. Luftëtarët jemenas lëshuan gjithashtu të enjten një raketë me rreze të gjatë veprimi në një seli ushtarake saudite në Dammam, në lindje të Arabisë Saudite. Ushtria jemenase transmetoi të premten videon e sulmit me raketë në Dammam ku ushtria jemenase përdori një raketë balistike me rreze të gjatë të quajtur "Burkan-3". Distanca midis rajonit Dammam dhe pikës më të afërt në Jemenin verior, ku janë vendosur forcat jemenase është rreth 1.300 kilometra. Kanali Tv, Russia Today në arabisht e quajti sulmin një "ngjarje të paprecedentë" duke konfirmuar se bëhej fjalë për një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi. "Ajo që e dallon këtë operacion nga sulmet e tjera raketore kundër pozicioneve të ndryshme në Arabinë Saudite është se kjo ishte hera e parë që një raketë udhëtoi në një distancë kaq të gjatë, pasi Riadi ishte dikur objektivi më i largët i raketave të luftëtarëve të Ansarallahut ", tha Rusia Today Arabic.