Forcat jemenase sulmojnë mercenarët sauditë në Xhizan
Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë sulmuar bazat e mercenarëve sauditë në bazën Xhebel Lenar në rajonin Xhizan në jug të Arabisë Saudite.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRIB të lajmeve, ushtria e Jemenit në sulmin kundër mercenarëve sauditë në provincën Xhizan ka përdorur raketa të tipit Zelzal 1 dhe katjuska. Burime jemenase theksojnë se në këtë sulm janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe në njerëz. Forcat jemenase gjithashtu kanë sulmuar me raketa Zelzal-1 një bazë të sauditëve në rajonin Buab Hadid pjesë e provincës Asir në jug të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika dhe nga EBA ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit që prej vitit 2015. Megjithë sulmet e pandërprera kundër Jemenit, Arabia Saudite deri tani nuk ka arritur asnjë qëllim por veçse ka dëmtuar rëndë infrastrukturën, ka lënë të vrarë e të plagosur me mijëra njerëz dhe ka shpërngulur me milion njerëz të pafajshëm.