Inkursioni i tretë i Turqisë në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90008-inkursioni_i_tretë_i_turqisë_në_siri
Turqia do të zhvillojë një operacion ushtarak në lindje të lumit Eufrat, në veri të Sirisë dhe në një zonë të kontrolluar nga milicitë kurde (YPG), tha sot Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 04, 2019 16:51 Europe/Tirane
  • Inkursioni i tretë i Turqisë në Siri

Turqia do të zhvillojë një operacion ushtarak në lindje të lumit Eufrat, në veri të Sirisë dhe në një zonë të kontrolluar nga milicitë kurde (YPG), tha sot Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Durimi i Turqisë po mbaron me Shtetet e Bashkuara, të cilat janë pajtuar me Ankaranë, për të organizuar një zonë të sigurisë në veri-lindje të Sirisë, por nuk kanë bërë asgjë, tha Erdogan duke shtuar se Rusia dhe SHBA janë informuar për operacionin ushtarak. Përleshjet midis ushtrisë turke dhe Forcave Demokratike Siriane (SDF) të mbështetur anga SHBA në qytetin verilindor të Sirisë, Kamishli, shpërthyen të shtunën, raportoi agjensia iraniane e lajmeve Fars News. Ankaraja thotë se Shtetet e Bashkuara kanë ngecur përparimin në krijimin e zonës së sigurt dhe ka kërkuar që Uashingtoni të ndërpresë marrëdhëniet e tij me YPG. Operacioni, i cili do të shënonte pushtimin e tretë turk në Siri në vitet e fundit, u sinjalizua për herë të parë nga Erdogan në fillim të këtij viti, por më vonë u mbajt pezull. "Ne kemi hyrë në Afrin, Xharablus dhe Al-Bab. Tani do të hyjmë në lindje të Eufratit," tha Erdogan të dielën gjatë një ceremonie për hapjen e një autostrade.