Katër raketa Zelzal godasin jugun e Arabisë Saudite
Ushtria dhe Komitetet Popullore të Jemenit lëshuan sot katër raketa Zelzal 1 në bazën al-Sadis në provincën Naxhran, në jug të Arabisë Saudite.
Në shënjestër ishte një vend grumbullimi i mercenarëve të koalicionit saudit dhe në këtë sulm u vranë dhjetëra mercenarë sauditë. Kanali jemenas Al-Masirah raportoi se njësia e snajperëve jemenas kishte vrarë gjithsej 24 ushtarë sauditë gjatë dy ditëve të fundit. Ndërkohë, luftëtarët jemenas kanë zmbrapsur sot një operacion të gjerë të mercenarëve sauditë që u përpoqën të depërtojnë në provincën Sa'ada nga lartësitë Xhebel al-Doud. Al-Masirah duke cituar një burim ushtarak raportoi se forcat jemenase pas nëntë orësh luftimesh intensive arritën të neutralizojnë operacionin e mercenarëve që përpiqeshin të hynin në provincën jemenase të Sa'ada-s. Në këto luftime, dhjetëra mercenarë u vranë, shumë të tjerë u plagosën dhe u shkatërruan disa pajisje ushtarake.