5 raketa jemenase goditën objektivat në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90043-5_raketa_jemenase_goditën_objektivat_në_arabinë_saudite
Forcat jemenase kanë sulmuar vendtubimet e mercenarëve sauditë në provincat jugore të Arabisë Saudite, Naxhran dhe Asir me të paktën pesë raketa të prodhuara në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 06, 2019 18:22 Europe/Tirane
  • 5 raketa jemenase goditën objektivat në Arabinë Saudite

Forcat jemenase kanë sulmuar vendtubimet e mercenarëve sauditë në provincat jugore të Arabisë Saudite, Naxhran dhe Asir me të paktën pesë raketa të prodhuara në Jemen.

Uebfaqja e lajmeve kanalit TV al-Masirah, duke cituar një zëdhënës të ushtrisë jemenase, raportoi se njësitë e mbrojtjes raketore të Jemenit sulmuan të martën bazat e mercenarëve sauditë në zonën al-Sadis në Naxhran me dy raketa Zelzal-1. Raporti shtoi se forcat jemenase goditën gjithashtu vendtubime të ngjashme të mercenarëve sauditë në zonën malore al-Maxhaz të provincës Asir me tre raketa të të njëjtit lloj. Burimi i tha gjithashtu kanalit al-Masirah se të gjitha raketat goditën me sukses objektivat e tyre të caktuara, duke lënë një numër të paspecifikuar mercenarësh të vdekur ose të plagosur. Gjithashtu, të martën, snajperët jemenas qëlluan të paktën gjashtë mercenarë sauditë në zonën al-Sadis dhe pesë të tjerë në afërsi të malit Kais në provincën jug-perëndimore të Arabisë Saudite, Xhizan.