Shkatërrohen pesë vendstrehime të ISIS-it në Irakun lindor
Komandanti i policisë së provincës Dijala njoftoi të mërkurën shkatërrimin e pesë vendstrehimeve të grupit terrorist ISIS në këtë provincë.
Faisal Kazem al-Abadi tha se pesë vendstrehime e ISIS-it u zbuluan gjatë fazës së tretë të një operacioni të përbashkët të quajtur "Vullneti i fitores", i cili po kryhet nga ushtria, policia dhe organizata e mobilizimit popullor rreth qytetit Khaneghin dhe zonës Xhalulah në provincën Dijala. Operacioni mbikëqyret nga Kryeministri irakian dhe komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Adel Abdul Mahdi, Ministrat e Brendshëm dhe të Mbrojtjes, si dhe nga Komandanti i Përgjithshëm i Organizatës së Mobilizimit Popullor të Irakut, Abu Mahdi Muhandes. Megjithë humbjen e grupit terrorist ISIS në Irak, ende ka shumë anëtarë të grupit terrorist në pjesë të ndryshme të vendit, dhe ata po përgatisin akte terroriste.