Ramallahu i drejtohet Asadit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90075-ramallahu_i_drejtohet_asadit
Këshilltari i kreut të Autoritetit Autonom Palestinez që po viziton Sirinë tha se komploti kundër Sirisë ishte në të vërtetë një komplot kundër tërë rajonit arab.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 08, 2019 21:48 Europe/Tirane
  • Ramallahu i drejtohet Asadit

Këshilltari i kreut të Autoritetit Autonom Palestinez që po viziton Sirinë tha se komploti kundër Sirisë ishte në të vërtetë një komplot kundër tërë rajonit arab.

Ai gjithashtu tha se ishte ngarkuar t'i dorëzonte një letër nga Abu Mazen presidentit sirian Bashar al-Asad. Mohamed al-Habash, këshilltari i Mahmud Abasit, tha në një intervistë për televizionin sirian Al-Akhbariya se komploti kundër Sirisë kishte synuar tërë rajonin arab dhe kryesisht Palestinën, e cila është qendra e Umetit Islam. Ai tha se udhëheqësit palestinezë kanë ndjekur nga afër dhe me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në Siri që nga fillimi i luftës. Al-Habash gjithashtu tha se Siria po rimerr gradualisht vendin e saj dhe rolin e saj në Botën Arabe, dhe se lëvizja e quajtur Pranvera Arabe, e cila sipas mendimit të tij nuk ishte aspak Arabe, kishte dështuar në synimin e saj për të shkatërruar Sirinë. Al-Habash, i cili aktualisht ndodhet për një vizitë zyrtare në Siri,  tha se ai ishte i befasuar dhe i gëzuar kur pa se sirianët tani kishin një jetë normale dhe se ata jetonin si pjesa tjetër e botës.