Sirianët protestojnë kundër militantëve të SDF të mbështetur nga SHBA
Banorët në krahinën verilindore të Sirisë, Hasakah, kanë protestuar kundër praktikave të militantëve kurdë nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbështetur nga SHBA.
Agjensia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA raportoi se banorët e fshatit Nis Tal organizuan të premten një protestë në rrugën që lidh rajonin Tel Brak dhe qytetin Kamishli kundër praktikave të militantëve të SDF, përfshirë edhe rrëmbimin e raportuar të civilëve. Sipas raportit, protestuesit dogjën goma dhe bllokuan rrugën, duke kërkuar dhënien fund të praktikave arbitrare dhe lirimin e njerëzve të rrëmbyer. Raporti thotë se militantët e SDF shpesh rrëmbejnë civilë në fshatrat e Hasakah dhe Deir al-Zour në mënyrë që të terrorizojnë banorët. Gjatë muajve të fundit, disa mitingje janë mbajtur në Sirinë veriore dhe lindore në protestë kundër militantëve të SDF, duke bërë thirrje për dëbimin e tyre nga rajoni.