Jemen, vritet vëllai i Abdul-Malik al-Huthi
Sipas kanalit të lajmeve të Jemenit al-Masirah, Said Ibrahim al-Huthi, vëllai i sekretarit të përgjithshëm të lëvizjes Ansarallah të Jemenit u vra të premten nga mercenarët e koalicionit saudit.
"Anëtari i shquar i lëvizjes Ansarallah dhe vëllai i Abdul-Malik al-Huthi, u vra nga mercenarë të lidhur me koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite," tha të premten Ministria e Brendshme e Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit. Sipas burimeve jemenase, ai u vra në provincën e Sa'ada. Deklarata nuk jep detaje të mëtejshme në lidhje me vrasjen e al-Huthit, i cili thuhet se ka qenë një komandant ushtarak me ndikim midis forcave të lëvizjes popullore të Jemenit, Ansarallah. Vrasja bëhet në një kohë kur aleati kryesor i Arabisë Saudite në konfliktin në Jemen, Emiratet e Bashkuara Arabe, po tërheq trupat e saj nga Jemeni, kryesisht për shkak se Abu Dhabi beson se lufta duket se është bërë "e pafitueshme".