Hamasi paralajmëron regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90113-hamasi_paralajmëron_regjimin_sionist
Lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas ka paralajmëruar regjimin sionist për pasojat e sulmeve të Tel Avivit kundër xhamisë Al Aksa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 10, 2019 15:02 Europe/Tirane
  • Hamasi paralajmëron regjimin sionist

Lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas ka paralajmëruar regjimin sionist për pasojat e sulmeve të Tel Avivit kundër xhamisë Al Aksa.

Disa grupe dhe organizata ekstremiste dhe radikale hebraike kanë sulmuar xhaminë Al Aksa. Sipas një njoftimi të agjencisë palestineze të lajmeve, Basem Naim një prej anëtarëve të zyrës për marrëdhëniet ndërkombëtare të Hamasit ditën e premte me një deklarate tha se sulmi i sionistëve ndaj xhamisë Al Aksa në ditën e festës së Kurban Bajramit ka për qëllim shkatërrimin e simboleve të myslimanëve dhe shtoi se ky sulm do të përshkallëzojë situatën e sigurisë në Kods dhe në të gjithë Palestinën e pushtuar. Ky anëtar i Hamasit ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që të ndërmarrë masat e duhura për të parandaluar krimet e sionistëve ndaj simboleve islame në Kods dhe sidomos kundër xhamisë Al Aksa.