Jemenasit marrin nën kontroll pallatin presidencial
Forcat e këshillit të tranzicionit në Jemen pas 4 ditë luftime kanë arritur të marrin kontrollin e pallatit presidencial Maashik në qytetin Aden.
Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik të lajmeve, pallati presidencial Maashik më herët kontrollohej nga forcat e varura nga ish presidenti jemenas Abdarabuh Mansur Hadi i cili ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar në Arabinë Saudite. Përleshjet janë zhvilluar mes forcave të Unazës së Sigurisë të varur nga EBA dhe forcave të Abdarabuh Mansur Hadit të varur nga Arabia Saudite. Në ditën e tretë të luftimeve mes grupeve të varur nga EBA dhe nga Arabia Saudite në rajonin Kriter në jug të qytetit Aden në Jemen, 43 persona janë vrarë dhe plagosur. Përleshjet zhvillohen mes forcave ë këshillit të tranzicionit në jug të Jemenit i varur nga EBA dhe forcave të varur nga Abdarabuh Mansur Hadi i varur nga Arabia Saudite. Sipas një raporti të Sputnik në përleshjet mes forcave të qeverisë së dorëhequr të Jemenit dhe personave të armatosur të quajtur Unaza e Sigurisë që mbështeten nga EBA, 13 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur. Në kohën e transferimit të forcave të varur nga Arabia Saudite dhe EBA në bazën e 4 të gardës presidenciale në veri të qytetit Aden 30 persona janë vrarë. Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika dhe EBA prej vitit 2015 ka nisur një luftë shkatërrimtare kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri.