Paramilitarët sauditë strehohen në Jemen
Një prej zëdhënësve të ushtrisë së Jemenit njoftoi se më shumë se 2 mijë paramilitarë të koalicionit saudit janë strehuar në Jemen.
Jahja Sarei, në një intervistë për gazetën libaneze al-Akhbar ka thënë se këto persona janë larguar nga frontet e luftës së koalicionit saudito-emiratas dhe pas rrëzimit të dhjetëra fronteve të luftës brenda dhe jashtë kufijve të Jemenit. Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit njoftoi se personat në fjalë kanë përfituar amnistinë e shpallur nga ushtria për ata persona të mashtruar dhe që kanë dezertuar nga koalicioni agresor dhe shtoi se ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit mbajnë përgjegjësinë për garantimin e sigurisë së tyre. Me qindra paramilitarë të Arabisë Saudite janë larguar nga frontet dhe komandat ushtarake në Asir, Nexhran, Zhizan dhe rajonet në jug të Arabisë Saudite dhe brigjet perëndimore si fronti Taiz, Bidha dhe Maareb dhe u janë bashkuar forcave të ushtrisë së Jemenit. Siç thuhet personat në fjalë përdoreshin nga Arabia Saudite si mburojë njerëzore në frontet e luftës.