Baza saudite sulmohet me raketa balistike
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90193-baza_saudite_sulmohet_me_raketa_balistike
Ushtria dhe komitetet popullore në Jemen në përgjigje të krimeve të regjimit Al Saud kanë sulmuar me një raketë balistike Zelzal 1 bazën e mercenarëve sauditë Tabie Esam në provincën Nexhran në jug të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 14, 2019 14:02 Europe/Tirane
  • Baza saudite sulmohet me raketa balistike

Ushtria dhe komitetet popullore në Jemen në përgjigje të krimeve të regjimit Al Saud kanë sulmuar me një raketë balistike Zelzal 1 bazën e mercenarëve sauditë Tabie Esam në provincën Nexhran në jug të Arabisë Saudite.

Rrjeti Masira i Jemenit, njoftoi se në këtë sulm janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë. Ushtria dhe komitetet popullore në Jemen pothuajse për çdo ditë sulmojnë bazat e Arabisë Saudite brenda territorit saudit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri.