Le Figaro parashikon disfatën më të madhe të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90210-le_figaro_parashikon_disfatën_më_të_madhe_të_arabisë_saudite
Gazeta Le Figaro në një artikull të saj ka përmendur 3 disfatat e mëdha të Arabisë Saudite në dekadën e fundit dhe aventurën e këtij vendi në Jemen e cilësoi disfatën më të madhe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 15, 2019 07:54 Europe/Tirane
  • Le Figaro parashikon disfatën më të madhe të Arabisë Saudite

Gazeta Le Figaro në një artikull të saj ka përmendur 3 disfatat e mëdha të Arabisë Saudite në dekadën e fundit dhe aventurën e këtij vendi në Jemen e cilësoi disfatën më të madhe.

Gazeta Le Figaro shkruan se Arabia Saudite më 25 mars 2015 në krye të një koalicioni të përbërë nga 10 vende nisi një agresion të gjerë ushtarak kundër Jemenit me qëllim që të rikthejë në pushtetin presidentin e vetë dorëhequr të Jemenit Mansur Hadi. Muhamed bin Selman, 29 vjeç, i cili në atë kohë mbante përgjegjësinë e ministrisë së mbrojtjes, Arabinë Saudite e futi në një luftë të cilën e quajti tufani i natyrës. 1 muaj pas nisjes së këtij agresioni, operacioni ndryshoi emër dhe u quajtur operacioni për kthimin e shpresës. Ky operacion vazhdon deri më sot dhe ka shkaktuar 3 milion të shpërngulur dhe mbi 11 milion njerëz të uritur dhe mesa duke populli jemenas po vuan shumë pasojat e këtij tufani. Ky është përqendruar operacioni i Arabisë Saudite në Jemen? Çfarë shprese jep ai? Nga aspekti ushtarak lëvizja popullore e Jemenit Ansarullah vazhdon të kontrollojë akoma kryeqytetin e vendit. Luftëtarët e lëvizjes Ansarullah pa qenë të pajisur po përballen me sulmet e avionëve dhe bombarduesve të Arabisë Saudite mirëpo ata nuk janë dobësuar aspak. Nga pikëpamja humanitare, populli i Jemenit ndodhet në kushte të rënda sanksionesh të vendosura nga Arabia Saudite dhe po përballet me bombardimet më të rënda ushtarake në histori. Këto bombardime kanë shkaktuar përhapjen e sëmundjes së kolerës. Më shumë se 10 mijë civilë janë vrarë në këto bombardime. Nga aspekti politik, situata në Jemen është katastrofike. Aden, qyteti me portin më të madhe dhe që më herët ka qenë kryeqytet i Jemenit, për momentin është i përfshirë nga trazirat dhe luftimet. Ditën e shtunë më 10 gusht pallati presidencial i Adenit dhe 3 baza ushtarake të këtij qyteti kanë rënë në duart e paramilitarëve separatistë të cilët kërkojnë krijimin edhe një herë të shtetit Jemeni Jugor. Vendi me emrin Jemeni Jugor ka ekzistuar nga viti 1967 e deri në vitin 1990. Këta paramilitarë mbështeten financiarisht dhe me armatime nga EBA që është aleati më i madh i Arabisë Saudite në luftën kundër Jemenit. Nuk i dihet nëse kjo ngjarje kundër Jemenit dhe më pas kundër Katarit, është përdorimi i të riut Muhamed bin Selman si një vegël nga strategu i madh Muhamed bin Zajd Al Nahian, princi i Abu Dhabit. Arabia Saudite në dekadën e fundit ka pësuar 3 disfata në politikën e jashtme. Një prej këtyre disfatave ishte mbështetja financiare dhe me armatime për terroristët në Siri gjatë vitit 2012 deri në vitin 2016. Pas kësaj Arabia Saudite së bashku me EBA pësuan disfatë të madhe në sanksionimin e Katarit. Mirëpo disfata në Jemen është disfata më e madhe për familjen mbretërore Al Saud. Në kohën kur jemenasit gjenden në të gjithë vijën kufitare jugore të Arabisë Saudite, Riadi po tregon mungesë kredibiliteti të ushtrisë dhe dobësi të madhe strategjike. Mirëpo mund të jetë i vërtetë fakti se Muhamed bin Zajd në të gjitha disfatat që ka pësuar Arabia Saudite, princin trashëgimtar të kurorës Muhamed bin Selman e ka përdorur si mjet të tij. Nëse Adeni do të ndahet dhe veçohet nga Jemeni, EBA do t’i bashkohet jugut të Jemenit dhe pas kësaj Arabia Saudite do të qëndrojë e vetme.